Shaqiri kontribuon me asistim në fitoren e Chicago Fire

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 10:03
Shaqiri kontribuon me asistim në fitoren e Chicago Fire

Xherdan Shaqiri ka kontribuar në fitoren e sotme të Chicago Fire ndaj New York Red Bulls.

Ylli me prejardhje nga Kosova la gjurmë duke asistuar te goli i fitores.

Shaqiri asistoi për Georgios Koutsias, i cili shënoi në minutën e 64-t.

Chicago Fire e fitoi këtë përballje me rezultatin 0:1.

Për 31-vjeçarin ishte ky asistimi i tij i pestë në MLS, krahas tre golave që ka shënuar këtë sezon.

(Kosova Sot Online)