Inzaghi me fjalë të mëdha për Asllanin

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 15:31
Inzaghi me fjalë të mëdha për Asllanin

Simone Inzaghi u ndal edhe tek Kristjan Asllani pas fitores 0-4 të Interit kundër Salernitanës. Mesfushori i kombëtares shqiptare, u fut si zëvendësues në minutën e 54’ kur rezultati ishte 0-0.

Më pas erdhën katër golat e Lautaro Martinez, teksa Asllani “qethi” traversën falë një goditjeje dënimi të ekzekutuar bukur. 21-vjeçari luajti mjaft mirë në minutat e aktivizuara.

“Asllani po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Kemi investuar tek ai, është pjesë e jona prej një viti e gjysmë dhe po rritet. Të luash me Interin nuk është si të luash tek Empoli, por ai po bën mirë dhe po rritet shumë. Na ndihmoi shumë në fitoren ndaj Salernitanës”, u shpreh Inzaghi.

Kalendari është i ngjeshur. Nënkampionët e Europës do të zhvillojnë shumë ndeshje mes kampionatit italian dhe Champions League.

Dhe Asllani shpreson të përfitojë sa më shumë minuta në sfidat e ardhshme, për të fituar besim dhe për të bërë sa më mirë me Interin.

Skuadra e Simone Inzaghit ndan vendin e parë në Itali bashkë me kuqezinjtë e Milanit. Dy skuadrat e Milanos numërojnë nga 18 pikë pas shtatë javëve të para në sezonin 2023/2024 në Serie A.

(Kosova Sot Online)