United merkato në Serie A, Juventusi kërkon 70 mln €

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 17:56
United merkato në Serie A, Juventusi kërkon 70 mln €

Tifozët e Manchester United janë të zhgënjyer me ecurinë e skuadrës së zemrës. Që në shtatë javët e para të sezonit 2023/2024 në Premier League, ka grumbulluar vetëm 9 pikë.

Dhe drejtuesit po studiojnë alternativa të ndryshme për të përforcuar kontingjentin e skuadrës së Erik ten Hag, sidomos në krahët e sulmit.

I preferuari i “Djajve të Kuq” është Federico Chiesa, i cili ka lënë pas problemet fizike dhe këtë sezon numëron 4 gola dhe një asist me Juventusin në Serie A.

Por ky nuk do të jetë një operacion i lehtë, pasi bardhezinjtë nuk duan të privohen në janar nga shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë.

Drejtuesit e Juventusit kërkojnë të paktën 70 mln euro për kartonin e 25-vjeçarit. Teksa tek United, përveç italianit kanë si alternativa edhe Serge Gnabry (Bayern) dhe Nico Williams (Bilbao).

(Kosova Sot Online)