Lukaku pas fitores ndaj Frosinone-s: Ende duhet të përmirësohemi

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 15:50
Lukaku pas fitores ndaj Frosinone-s: Ende duhet të përmirësohemi

Sulmuesi i AS Romës, Romelu Lukaku, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Frosinone.

“Romakët” mbrëmë mundën Frosinone (2-0), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Serie A.

Ylli belg tha se kjo fitore është tejet e rëndësishme për Romën. Lukaku thekson se skuadra ende duhet të përmirësohet.

“Fitorja është e rëndësishme për ne. Është një hap i vogël përpara. Duhet të përmirësohemi dhe të japim gjithçka për të përmirësuar paraqitjet tona në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Lukaku.

Pas kësaj fitore, Roma ka tetë pikë në vendin e 12-të.

(Kosova Sot Online)