Rregulla të reja te Barcelona, lojtarëve u ndalohet edhe sporti i tyre i preferuar

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 19:23
Rregulla të reja te Barcelona, lojtarëve u ndalohet edhe sporti i tyre i preferuar

Lojtarët e Barcelonës do të duhet të gjejnë një mënyrë të re për të kaluar kohën e tyre të lirë, pasi kodi disiplinor në klub u ndryshua.

Lojtarët e kanë të ndaluar të merren me sportet ekstreme ose praktikat e veçanta që mund të shkaktojnë lëndime, rasti më i famshëm në kohët e fundit është thyerja e këmbës së Manuel Neuer gjatë skijimit sezonin e kaluar.

Megjithatë, sipas “SPORT”, shumë nga lojtarëve të Barcelonës u pëlqente të luanin padel gjatë pushimit të tyre, por këtë verë kodi i sjelljes u ndryshua për të ndaluar në mënyrë eksplicite lojtarët të merrnin pjesë në këtë sport.

Drejtuesit e klubit thuhet se janë të prirur të shmangin dëmtimet, me shqetësimin se natyra konkurruese e lojtarëve mund t’i çojë ata në tendosje të panevojshme të muskujve në një sport që kërkon shumë sprinte të shkurtra.

Nuk është çudi që Barcelona është e vetëdijshme për lëndime këtë sezon. Tashmë tre lojtarë kyç kanë pësuar probleme të konsiderueshme; Frenkie de Jong, Pedri dhe Ronald Araujo.

Përveç kësaj, kërkesat për fizikun e Gavi, Alejandro Balde dhe Lamine Yamal janë të larta për moshën e tyre, në një skuadër të përbërë nga vetëm 19 lojtarë më të moshuar këtë sezon.

(Kosova Sot Online)