Kosovari Albion Rrahmani po shkëlqen në Rumani, zgjidhet lojtari i javës

  • S.A /
  • 03 October 2023 - 14:32
Kosovari Albion  Rrahmani  po shkëlqen në Rumani, zgjidhet lojtari i javës

Albion Rrahmani është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Rumani, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Rapid Bukureshtit dhe këto paraqitje po i shpërblehen atij. 

“Lewandowski” i Kosovës ishte protagonist edhe në xhiron e 10-të të kampionatit rumun.

Ish-futbollisti i Malishevës dhe i Ballkanit i shënoi dy gola dhe e bëri një asistim në fitoren e Rapidit me rezultat 3:1 kundër Clujit.

“Lewa e fitoi trofeun e parë të Superligës së Rumanisë si lojtari më i mirë i xhiros së 10-të”, shkruan Rapidi në “Facebook”, i cili e përcolli atë me një fotografi të përfaqësuesit kosovar me trofeun e fituar. 23 vjeçari i ka realizuar 6 gola në 5 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit rumun.

Rrahmani iu bashkua Rapidit në verën që shkoi nga Ballkani, ndërsa me klubin rumun nënshkroi kontratë deri në vitin 2026.

Ai pritet të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës edhe në ndeshjet e tetorit, ndërsa me “Dardanët” debutoi në duelet e shtatorit. 

(Kosova Sot Online )