Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

  • A.P /
  • 03 October 2023 - 18:36
Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

Sot, në finale të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgaris,ë në ring për titullin të Kampiones  Ballkanike u paraqit Donjeta Sadiku, kundër boksieres nga Ukrania, Dovgal Tetiana.

Donjeta bëri boks të mirë gjatë tre raundeve dhe shpesh e solli në gjendje të palakmueshme kundërshtaren.

Në raundin e dytë e solli në nokdaun, dhe me rezultat unanim u shpall fituese dhe u stolis me medalje të artë dhe titull Kampione Ballkanike 2023.

Kosova në Kampionatin Ballkanik Albena 2023 fitoi 5 medalje;1 medalje të artë Donjeta Sadiku dhe 4 të bronzëta 54kg.Bashkim Bajoku, 67kg.Shpetim Bajoku, 71kg.Patriot Behrami dhe 86kg. Taulant Jakupi.

(Kosova Sot Online)