Ballkani vazhdon me përgatitjet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit

  • A.P /
  • 03 October 2023 - 21:21
Ballkani vazhdon me përgatitjet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit

Ballkani është duke u bërë gati për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Therandasit e nisën me humbje kampanjën e dytë në fazën e grupeve nga Viktoria Plzen, ndërsa këtë të enjte do ta presin gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45.

Kampionët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për këtë përballje, teksa publikuan edhe pamje nga seanca e sotme stërvitore.

“Portokallezinjtë” njoftuan se stërvitjet e fundit do t’i zhvillojnë në “Fadil Vokrri”.

“Skuadra ka vazhduar stërvitjen e rregullt, para asaj zyrtare që zhvillohet nesër në Prishtinë. Shtabi ynë teknik me në krye trajnerin Ilir Daja, po bëjnë maksimumin me futbollistët, për përgaditjen e ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit, të cilën e zhvillojmë të enjten e 5 tetorit, në ora 18:45. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e klubit të Ballkanit.

(Kosova Sot Online)