Hojlund godet rëndë bashkëlojtarët e tij per disfatën e dytë të United

  • S.A /
  • 04 October 2023 - 09:12
Hojlund godet rëndë bashkëlojtarët e tij per disfatën e dytë të United

Manchester United ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Djajtë e Kuq janë mposhtur 2-3 nga Galatasaray në Old Traford, një humbje që ia minimizon gjasat atyre për të kaluar grupin.

Rasmus Hojlund ishte ylli i vetëm që shkëlqeu te United, me sulmuesin danez që realizoi dy gola.

Megjithatë Hojlund ka goditur bashkëlojtarët e tij për pësimin e lehtë të golave në këtë sfidë.

“Duhet të kuptojmë se nuk mund të pranojmë gola menjëherë pasi të shënojmë”, tha Hojlund pas ndeshjes.

“Ne kemi pasur disa ndeshje tani ku kjo ka ndodhur. Është një periudhë e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë së bashku, vetëm kështu do të dalim nga kjo situatë”. Sulmuesi danez foli edhe për dy golat e shënuar në përballjen ndaj Galatasarayt, duke thënë se është i lumtur.

“Ndihem i lumtur dhe i pakënaqur në të njëjtën kohë. Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me marrjen e tre pikëve dhe për momentin ne nuk jemi mjaftueshëm të mirë”.

Hojlund ishte i vetmi dritë shkëlqyese e humbjes 3-2 ndaj Galatasaray , pasi ai shënoi një dygolësh mahnitës, për kënaqësinë e Old Trafford.

(Kosova Sot Online )