Akt i tmerrshëm i futbollistit 11 vjeçar, i qëlloi me armë dhe i plagosi dy lojtarë në qendrën stërvitore

  • S.A /
  • 04 October 2023 - 09:58
Akt i tmerrshëm i futbollistit 11 vjeçar,  i qëlloi me armë dhe i plagosi dy lojtarë në qendrën stërvitore

Një futbollist i ri 11 vjeçar është arrestuar me dyshimin se i ka qëlluar dhe i ka plagosur dy lojtarë në qendrën stërvitore në Florida të hënën mbrëma, thonë autoritetet, transmeton "Kosova Sot Online ".

Djaloshi i qëlloi dy 13 vjeçarë në një kompleks rekreacioni në Apopka, në dalje të Orlandos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas përleshjes paraprake mes tyre në qendrën e futbollit Pop Warner, njoftoi shefi i policisë së Apopkas, Mike McKinley sot në mëngjes, shkruan “CNN”.

Një i ri u trajtua në spital dhe më pas u lëshua, ndërsa tjetri po trajtohet ende, thotë tutje shefi i policisë.

Njëri djalosh u qëllua në krahë e tjetri në pjesën anësore të shpatullës, shtoi Torso.

11 vjeçari e mori armën nga vetura e nënës së tij, ku arma ishte në një kuti të hapur.

Djaloshi hapi zjarr duke i qëlluar dy adoleshentët, shton McKinley.

Policia u ftua në kompleks dhe 11 vjeçari u dërgua në një qendër vlerësimi të të miturve me një akuzë paraprake për tentim të vrasjes së shkallës së dytë.

Autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë nëse dy të plagosurit do të ngarkohen me ndonjë akuzë, deklaroi tutje shefi i policisë. Video i shfaq të rinjtë duke vrapuar kur futbollisti gjuan me armë. Arma ishte legalisht në pronësi të nënës së futbollistit. Hetuesit nuk e dinë ende se çka çoi deri tek përleshja mes të rinjve.11 vjeçari nuk ka vepra paraprake kriminale. 

https://streamable.com/63cqrf

(Kosova Sot Online )