Maqedonia e Veriut me shtatë shqiptarë në ndeshjet e tetorit

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 15:57
Maqedonia e Veriut me shtatë shqiptarë në ndeshjet e tetorit

Shtatë futbollistë shqiptarë janë në mesin e 25 të ftuarve nga selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski për ndeshjet e tetorit.

Maqedonia e Veriut do të përballet me Ukrainën në Pragë më 14 tetor nga ora 15:00, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 dhe më pas do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Armeninë në Stumicë

Në listën e selektorit MIlevski janë përfshirë futbollistët shqiptarë: Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Visar Musliu, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Valon Ethemi. 

(Kosova Sot Online)