Maroku, Portugalia dhe Spanja do të jenë tri shtetet organizatore të Botërorit 2030

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 20:58
Maroku, Portugalia dhe Spanja do të jenë tri shtetet organizatore të Botërorit 2030

Maroku, Portugalia dhe Spanja do të jenë tri shtetet organizatore të Kampionatit Botëror 2030.

Përveç kësaj, Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të jenë pritëse të tri ndeshjeve nga ky Botëror për të festuar 100 vjetorin e Kampionateve Botërore.

Maroku, Portugalia dhe Spanja automatikisht kualifikohen në Botërorin e atij viti, transmeton Gazeta Express.

Ky do të jetë Botërori i parë ndonjëherë që zhvillohet në disa shtete.

(Kosova Sot Online)