Florenti i Kombëtares së Kosovës ka një mesazh të fortë për lojtarët që po largohen dhe ata që po hezitojnë t’i bashkohen

  • S.A /
  • 05 October 2023 - 09:12
Florenti i Kombëtares së Kosovës  ka një mesazh të fortë për lojtarët që po largohen dhe  ata që po hezitojnë t’i bashkohen

Florent Muslija e ka përçuar një mesazh të fortë për lojtarët që po largohen nga Kombëtarja e Kosovës. Rasti i fundit ishte ai i djeshmi i Rion Berishës, i cili ishte pjesë ekipit U-21 të Kosovës, por që e pranoi ftesën e Kombëtares shqiptare të kësaj moshe, transmeton "Kosova Sot Online ".

E përpara talentit të Bayern Munichut, disa javë më parë të njëjtën gjë e bënë edhe Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, i pari i dëshpëruar që nuk ishte ftuar asnjëherë nga “Dardanët”, e i dyti i dëshpëruar që nuk po ftohej.

Të dy zgjodhën ta përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare.

Edhe në të kaluarën, dhjetëra futbollistë e kanë zgjedhur fillimisht Kosovën, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të Kombëtareve të tjera.

Në këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës gjithmonë është zënë në gjumë të thellë.

E shumë futbollistë të tjerë po hezitojnë ta përqafojnë përfaqësuesen dardane duke pritur ftesa nga shtetet ku janë lindur e rritur.

Megjithatë, Muslija, i cili ishte pjesë e ekipeve zinxhirore të Gjermanisë, e kishte pranuar ftesën e Kosovës.

Ai thotë se nuk duhet shikuar interesi personal dhe se duhet të përfaqësohet shteti dhe Kombëtarja që u ndërtua me a shumë sakrifica.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e mesfushorit kreativ në rrjetet sociale. 

Image

 

Image

(Kosova Sot Online )