Lamine futbollisti me rekord të ri, e shkroi emrin e tij edhe në histori të Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 05 October 2023 - 10:29
Lamine  futbollisti me rekord të ri, e shkroi emrin e tij edhe në histori të Ligës së Kampionëve

Lamine Yamal po vazhdon të thyejë rekorde. Super-talenti i Barcelonës mbrëmë e shkroi emrin e tij edhe në histori të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ". Ai u bë vetëm lojtari i më i ri në histori që paraqitet nga minuta e parë në këtë kompeticion prestigjioz.

Me 16 vjet e 83 ditë, futbollisti ofanziv e theu rekordin e largët të Celestine Babayaro, i cili në nëntor të vitit 1994 kishte debutuar në moshën 16 vjeçare e 86 ditë.

Ylli i ri spanjoll u paraqit si startues në fitoren në udhëtim ndaj Portos me rezultat 1:0.

Ai shihet si e ardhme e ndritshme e gjigantit katalunas.

Më poshtë mund ta shihni listën e futbollistëve më të rinj që kanë luajtur nga minuta e parë në një ndeshje të Championsit.

Image

(Kosova Sot Online )