Trajneri i Zvicrës flet për raportin e tij me Xhakën

  • S.A /
  • 06 October 2023 - 12:56
Trajneri i Zvicrës flet për raportin e tij me Xhakën

Zvicra ka publikar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, transmeton "Kosova Sot Online".

Zvicra do të ndeshet me Izraelin më 12 tetor në udhëtim, kurse tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë në shtëpi.

Në listë figurojnë dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin në konferencë për media është pyetur në lidhje me raportin e tij me Granit Xhakën.

“Mjaft është folur për Xhakën dhe fjalët e tij. Nuk duhet të lejojmë që të shpërqendrohemi, mendoj se gjithçka është thënë. Jam plotësisht i fokusuar te ekipi. Është folur dhe folur shumë. Gjatë javës patëm një telefonatë me këshillin e ekipit. Kemi shkëmbyer informacione dhe diskutuam për programin. Ne gjithashtu theksuam se duam të përqendrohemi vetëm në ndeshje”, u shpreh Yakin.

Aktualisht, Zvicra është e para në grup dhe pritet të kualifikohet për Evropian.

Në grup me Zvicrën është edhe Kosova, e cila ka mbetur pothuajse pa gjasa për kualifikim tutje.

(Kosova Sot Online )