Xavi do të ftojë sulmuesin nga ekipi i të rinjve për të zëvendësuar Lewandowskin

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 08:52
Xavi do të ftojë sulmuesin nga ekipi i të rinjve për të zëvendësuar Lewandowskin

Xavi Hernandez do të kthehet sërish në radhët e të rinjve të Barcelonës për të plotësuar skuadrën e tij, për ndeshjen kundër Granadas këtë fundjavë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Blaugranët kanë në dispozicion vetëm tre sulmues pas lëndimeve të Raphinhas dhe Robert Lewandowskit.

Kësisoj, Xavi do të duhet të kërkojë alternativa pasi sulmuesit që ka në dispozicion; Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Joao Felix, nuk vlerësohen që mund të luajnë në qendër.

Sipas “Jijantes”, i riu Pau Victor ka shumë gjasa që t’i bashkohet “Blaugranëve”.

21-vjeçari është i huazuar nga Girona te Barça Atletic. Ai ka shfaqur formë të lartë në gjashtë ndeshje, duke shënuar katër gola dhe regjistruar një asistim.

Ndeshja mes Granadas dhe Barcelonës do të zhvillohet të dielën.

(Kosova Sot Online )