Ndërron jetë gruaja e trajnerit të njohur Sir Alex Ferguson

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 09:53
Ndërron jetë gruaja e trajnerit  të njohur Sir Alex Ferguson

Sir Alex Ferguson e ka pësuar një goditje të rëndë. Trajneri legjendar i futbollit e ka humbur njeriun më të dashurën, gruan e tij, e cila ndërroi jetë të enjten, transmeton "Kosova Sot Online".

Lady Cathy Ferguson ka vdekur në moshën 84 vjeçare, njoftojnë mediat britanike. Lajmin e ka bërë të ditur familja Ferguson përmes një deklarate të lëshuar, ndërsa ka kërkuar privatësi në këtë moment zie.

Ferguson, 81 vjeç, ishte martuar me Cathyn në vitin 1966, ndërsa ishin takuar për herë të parë dy vjet më herët, kur punonin në një fabrikë makinash shkrimi.

Sir Alex Ferguson e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Manchester United, ndërsa konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në histori të futbollit.

(Kosova Sot Online )