Nëse kjo gjë ndodh, Roma e shkarkon Jose Mourinhon në ditët e ardhshme

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 09:59
Nëse kjo gjë ndodh, Roma e shkarkon Jose Mourinhon në ditët e ardhshme

Jose Mourinho mund të shkarkohet nga Roma dhe ky është lajmi i bujshëm që vije nga Italia. Trajneri portugez nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Serie A, ku në shtatë ndeshjet e para ka marrë vetëm tetë pikë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Roma ka ndërtuar një skuadër të fuqishme për të luftuar për pozitat e para dhe ngecja në tabelë po bën që drejtuesit të mendojnë për ndryshime.

Special One duket se e ka ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit dhe nëse e humb atë mund të shkarkohet.

Sipas Corriere dello Sport, Friedkins tashmë kanë një emër në mendje për zëvendësimin e trajnerit portugez, atë të gjermanit Hans-Dieter Flick.

Lexo po ashtuRoma gjen zëvendësuesin e Jose Mourinhos

Për dallim nga Serie A, Mourinho me Romën e tij e kanë nisur mjaftë mirë në Ligën e Evropës, ku në dy ndeshjet e para ka marrë dy fitore.

Antonio Conte është një tjetër emër që pëlqehet shumë nga Giallorosët, por mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime te gjiganti italian pas të dielës.

(Kosova Sot Online )