Ylli brazilian i futbollit Neymar ka një lajm të madh gëzimi, bëhet baba

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 11:16
Ylli brazilian i futbollit Neymar ka një lajm të madh gëzimi, bëhet baba

Ylli brazilian i futbollit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se partnerja e saj, Bruna Biancardi e ka sjellë në jetë vogëlushen, Mavie, transmeton "Kosova Sot Online".

“Mavie e jonë erdhi për t’i kompletuar jetët tona. Mirë se vjen, bijë. Ti tashmë je shumë e dashur për ne. Faleminderit që na zgjedhe ne”, ka shkruar braziliani së bashku me partneren e tij në Instagram.

Kjo është hera e parë që Neymar bëhet baba, ndërsa çifti kishte kriza gjatë shtatzënisë pasi përfaqësuesi brazilian e kishte tradhtuar Brunan, e cila vendosi t’ia falte pabesinë disa herë.

Ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, së fundmi u transferua në Arabinë Saudite. 

(Kosova Sot Online )