Inter 'ngec' në shtëpi, zikaltrit befasohen në 'San Siro' nga Bologna

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 17:19
Inter 'ngec' në shtëpi, zikaltrit befasohen në 'San Siro' nga Bologna

Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Bolognas. Zikaltërit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën në San Siro duke realizuar dy herë brenda 12 minutash me anë të Acerbit dhe Lautaro Martinez që shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca.

Por, dy golat e shpejtë nuk mjaftuan që miqtë të dorëzoheshin, madje gjetën shpejt reagimin duke shënuar në minutën e 19-të me anë të Orsolinit, sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke mposhtur portierin Sommer.

Me shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë ndërsa në të dytën, Bologna gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me anë të Zirkze që lëvizi shumë bukur mes mbrojtjes zikaltër. Inter shtoi dozën në sulm, dhe e gjetën golin me anë të Sanchez, por aksioni ishte i pavlefshëm me kilianin që u zu në pozicion jashtë loje.

Deri në fund shifrat nuk ndryshuan dhe ndeshja e San Siros u mbyll në barazim 2-2, me Interin që mban vendin e parë me 19 pikë (mund të parakalohet nga Milan) ndërsa Bologna mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.

(Kosova Sot Online)