Kosova mposhtet nga Shqipëria në miqësoren e të të amputuarve

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 16:15
Kosova mposhtet nga Shqipëria në miqësoren e të të amputuarve

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve zhvilloi këtë të diel ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së të amputuarve të Kosovës.

Takimi 50 minutësh, i luajtur në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Trajneri i Kombëtares së të amputuarve, Luis Emilio Artoni hodhi në fushë këtë formacion: Hasanaj, Çela, Kikija, Leka, Mahmutaj, Kaca, Alla.

Një ndeshje mjaft interesante dhe emocionuese për të dyja skuadrat, me të gjithë futbollistët që e shijuan shumë rikthimin në fushën e gjelbër.

Tre golat për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Artoni u realizuan nga Klajdi Alla, në minutat 16, 32 dhe 34 ndërsa golin e vetëm për Kosovën e shënoi Engjell Haxhikadrija në minutën e 43-të.

(Kosova Sot Online)