Dion Berisha s’i përgjigjet ftesës së Shqipërisë

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 17:46
Dion Berisha s’i përgjigjet ftesës së Shqipërisë

Dion Berisha nuk i është përgjigjur ftesës së Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Talenti kosovar ishte në mesin e të ftuarve të selektorit Alban Bushi për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 këtë muaj ndaj Finlandës dhe Malit të Zi

Por, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se talenti i Bayern Munich II nuk do të jetë pjesë e Kuqezinjve të rinj për këto dy ndeshje.

“Sulmuesi Dion Berisha nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy takime, teksa do të zëvendësohet nga Ermir Selimaj”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Berisha ishte pjesë e “Dardanëve të rinj” në të kaluarën, por befasisht emri i tij u pa në mesin e të ftuarve tek Shqipëria U-21.

Ende nuk dihet arsyeja se përse talenti kosovar nuk iu përgjigj ftesës së selektorit Bushi dhe nëse ka mundësi që ai ta ketë ndërruar mendjen dhe t’i kthehet përsëri ekipit U-21 të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)