Albion Rrahmani e takon trajnerin Ilir Daja, ja çka fshihet pas bisedës

  • S.A /
  • 09 October 2023 - 08:31
Albion Rrahmani e takon trajnerin Ilir Daja, ja çka fshihet pas bisedës

Albion Rrahmani është takuar sonte me trajnerin Ilir Daja, me të cilin punoi për dy vjet te Ballkani, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti kosovar, i cili po shkëlqen në Rumani me Rapid Bukureshtin, ka zbarkuar në Kosovë për t’iu bashkua Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit.

E ndërkohë, ai është takuar me ish-trajnerin e tij, të cilit ia ka dhuruar një fanellë të tij të Rapidit.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Malishevës e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka falënderuar trajnerin shqiptar për këshillat dhe për mësimet që ia dha në kohën sa punuan së bashku në Suharekë.

(Kosova Sot Online )