A do të shtyhet loja Kosovë – Izrael për shkak të liftimeve, ja kur do të vendoset

  • S.A /
  • 09 October 2023 - 12:54
A do të shtyhet loja Kosovë – Izrael  për shkak të liftimeve, ja kur do të vendoset

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit sipas të gjitha gjasave nuk do të zhvillohet.

Izraelitët e shohin veten në “flakë të luftës” pasi u sulmuan me raketa dhe me këmbësori nga organizata terroriste Hamas, transmeton "Kosova Sot Online "

Për këtë, UEFA i ka pezulluar për një kohë të gjitha ndeshjes që i organizon ajo në territorin e Izraelit, ndërsa shtëpia e futbollit evropian njoftoi së fundmi se është shtyrë ndeshja mes Izraelit e Zvicrës, e paraparë të luhet këtë të enjte në Tel Aviv.

E të njëjtin fat mund ta ketë edhe ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në plan për t’u luajtur këtë të diel.

UEFA në njoftimin e mbrëmshëm tha se do të vendosë për këtë lojë vetëm në ditët në vazhdim.

Por, menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala e sheh thuajse të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje, ndonëse po pret lajme nga UEFA për vendimin final.

(Kosova Sot Online )