Izraeli ka bërë kërkesë në UEFA për shtyrjen e ndeshjes me Kosovën

  • S.A /
  • 09 October 2023 - 13:48
Izraeli ka bërë kërkesë në UEFA për shtyrjen e ndeshjes me Kosovën

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit sipas të gjitha gjasave nuk do të zhvillohet. UEFA në një njoftim mbrëmë theksoi se do ta shqyrtojë me kujdes situatën në Izrael, i cili u përfshi në luftë me Palestinën, për të vendosur në ditët në vazhdim nëse do të luhet apo jo ndeshja e së dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Shtëpia e futbollit evropian ndërkohë e shtyu ndeshjen Izrael – Zvicër, e paraparë të luhej këtë të enjte në Tel Aviv për shkaqe sigurie.

E izraelitët duket se nuk do të jenë në gjendje ta zhvillojnë as ndeshjen me “Dardanët”.

Kjo pasi Federata Izraelite e Futbollit, sipas mediave të këtij shteti, ka bërë kërkesë në UEFA për ta shtyrë ndeshjen e Kosovën.

Izraelitët nuk janë grumbulluar fare për ndeshjet e tetorit dhe ata e kanë anuluar edhe rezervimin e hotelit që e kishin bërë në periferi të Prishtinës për qëndrim dyditor. UEFA mund të dalë sot me vendimin final për ndeshjen Kosovë – Izrael.

(Kosova Sot Online )