FIBA merr vendim, pezullohet ndeshja e Trepçës në Izrael

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 20:53
FIBA merr vendim, pezullohet ndeshja e Trepçës në Izrael

KB Trepça nuk do të zhvillojë ndeshjen e parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup javën e ardhshme, ashtu siç ishte e planifikuar.

Më 18 tetor ishte e planifikuar që të zhvillohej ndeshja mes Hapoel Galil Elion dhe Trepçës, në “Pais Arena” të Jerusalemit.

Mirëpo, për shkak të situatës së krijuar në Izrael, FIBA mori vendim këtë të hënë që të suspendojë të gjitha ndeshjet ku përfshihen skuadrat izraelite.

“Duke pasur parasysh situatën e sigurisë në Izrael dhe pas rekomandimit të këshilltarëve të saj të sigurisë, FIBA ​​Europe ka marrë vendimin për të pezulluar të gjitha ndeshjet që përfshijnë ekipet izraelite në të gjitha garat nën kujdesin e saj dhe deri në një njoftim të dytë. Vendimi vlen menjëherë për të gjitha ndeshjet e ardhshme në shtëpi dhe jashtë të pesë skuadrave izraelite në EuroCup Women dhe FIBA ​​Europe Cup. FIBA Europe, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Basketbollit të Izraelit dhe klubet pjesëmarrëse, do të vazhdojë të monitorojë situatën pasi mbetet e përkushtuar për t’i dhënë përparësi sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë pjesëmarrësve dhe palëve të interesuara. Datat dhe oraret e çdo ndeshjeje të riplanifikuar do të konfirmohen sapo të lejojë situata”, thuhet në njoftimin e FIBA-s.

(Kosova Sot Online)