Këta gjyqtarë skocezë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Kosovës me Andorrën

  • S.A /
  • 10 October 2023 - 08:54
Këta gjyqtarë skocezë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Kosovës me  Andorrën

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë këtë javën ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Primoz Gliha do të luajnë në udhëtim ndaj Andorrës, më 12 tetor,transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë në Grupin I, aty ku Kosova renditet e parafundit me katër pikë dhe thuajse pa gjasa fare për kualifikimin historik.

Madje, “Dardanët” janë ende në kërkim të fitores së parë në këtë cikël kualifikues.

Andorra është e fundit me vetëm dy pikë. UEFA ka caktuar gjyqtarë Skocia për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje. Nicholas Walsh do të jetë gjyqtari kryesor, kurse asistentët e tij do të jenë Graeme Stewart dhe Calum Spence. Kevin Clancy është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt. 

Image

(Kosova Sot Online )