Ronaldo do të udhëtojë drejt Portugalisë

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 14:20
Ronaldo do të udhëtojë drejt Portugalisë

Cristiano Ronaldo do të udhëtojë drejt Portugalisë teksa është i grumbulluar me kombëtaren në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 ndaj Sllovakisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Por, para se të angazhohet me detyrat kombëtare, CR7 i ka bërë të qartë drejtuesve të Al-Nassr se kërkon të rinovojë kontratën me klubin arab deri në vitin 2027.

Kontrata aktuale e Ronaldos përfundon në vitin 2025, mirëpo luzitani kërkon të mbetet aktiv në botën e futbollit dhe mbi të gjitha synon që të jetë pjesë e Kupës së Botës në vitin 2026. Në vitin 2027, kur edhe të ketë mbushur 42-vjeç, Ronaldo do të tërhiqet nga futbolli për t’iu dedikuar bizneseve të tij.

Ronaldo u bashkua me Al-Nassr në janarin e vitit 2023 dhe në 30 ndeshje me skuadrën arabe ia ka dalë të shënojë 25 gola si dhe të asistojë në tetë raste.

(Kosova Sot Online)