Liverpooli ia bën një urim special Shaqirit për ditëlindje

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 15:12
Liverpooli ia bën një urim special Shaqirit për ditëlindje

Liverpooli ia ka bërë një urim special Xherdan Shaqirit për ditëlindje.

32 vjeçari e feston sot ditëlindjen e 32-të, ndërsa i kanë ardhur urime nga familjarët dhe miqtë nga mbarë bota, por edhe nga bashkëlojtarët e ish-bashkëlojtarët.

“Reds” e bënë një postim në rrjetin social, Instagram, duke ia uruar këtë ditë të veçantë ish-futbollistit të këtij klubi

“Urime më të mira për Xherdan Shaqirin në ditëlindjen e tij”, shkroi Liverpooli.

Këtij urimi i është përgjigjur Shaqiri me një koment “YNWA”, të përcjellë me një zemër.


(Kosova Sot Online)