Ja sa milionë euro borxh i ka Barcelona

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 17:00
Ja sa milionë euro borxh i ka Barcelona

Barcelona do ta prezantojë gjendjen financiare në Asamblenë e ardhshme, që do të mbahet në ditët në vazhdim.

Gjiganti katalunas e ka një borxh prej më shumë se 207 milionë eurove, njofton mediumi spanjoll “Sport”

Barça e ka një borxh prej 89 milionë eurove, që duhet ta shlyejë më shpejt, ndërsa e ka edhe një borxh tjetër afatgjatë prej 118 milionë eurosh.

Bëhet fjalë për borxhe prioritare pasi në rast të mospagesës, klubi duhet të shesë lojtarë.

Borxhi më i lartë është ai ndaj Leedsit për Raphinas.

Barcelona duhet t’i paguajë 24 milionë euro deri në fund të këtij viti dhe 38 të tjerë në një periudhë më afatgjate.

Për Lewandowskin kanë mbetur pa u paguar 10 milionë euro për këtë vit dhe 21 milionë euro të tjerë për një periudhë më afatgjate.

Ndërsa, për Ferran Torresin, të cilin Barça e mori në janar të vitit 2022, mbetet të paguhen 13 milionë euro këtë vit dhe 26 të tjerë me rata në të ardhmen.

Një tjetër shpenzim i madh që Barça duhet ta shlyejë është ajo e ish-futbollistit të Sevillës, Kounde.

Barça duhet t’i paguajë 11 milionë euro këtë vit dhe 24 milionë në të ardhmen. 

(Kosova Sot Online)