Inzaghi merr drejtimin e skuadrës nga Serie A

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 19:14
Inzaghi merr drejtimin e skuadrës nga Serie A

Filippo Inzaghi është trajneri i ri i Salernitanas.

Klubi italian njoftoi sot për shkarkimin e Paulo Sousas, i cili është zëvendësuar me Inzaghin.

Kontrata e trajnerit italiani është e vlefshme deri në fund të sezonit.

Inzaghi e gjen Salernitanan në pozitën e parafundit në tabelë (19), me vetëm tri pikë të grumbulluara.


Nën drejtimin e Sousas këtë sezon, Salernitana regjistroi pesë humbje dhe tri barazime në Serie A, teksa ende nuk ka fitore.

Inzaghi ishte trajner i lirë nga vera e këtij viti, pas largimit nga Reggina.

50-vjeçari në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat tjera italiane si: Brescia, Benevento, Bologna, Venezia dhe Milan. 


(Kosova Sot Online)