Ylli i Real Madrid braktis kombëtaren

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 15:01
Ylli i Real Madrid braktis kombëtaren

Maroku ka rrëmbyer një tjetër yll të futbollit spanjoll. Pas Achraf Hakimit, i cili zgjodhi të përfaqësojë vendin e origjinës para kombëtares së Spanjës një tjetër “galaktik” nga Real Madrid ka braktisur përfaqësuesen “La Roja”.

Sulmuesi i talentuar i “Los Blancos”, Brahim Diaz, ka ndërmarrë hapin deçiziv në karrierën e tij duke zgjedhur të luajë për Marokun.

Lajmi është konfirmuar për MARCA nga burime pranë Federatës së Futbollit maroken, me lojtarin që është drejt zgjidhjes së çështjes që ka të bëjë me ndryshimin e kombëtares.

Kanë mbetur vetëm detaje të vogla administrative që e pengojnë Diaz të jetë arma më e re në repartin ofensiv të “Luanëve të Atlasit”, pasi rregullat e UEFA-s nuk e pengojnë lojtarin të bëjë kalimin.

Lojtarët me shtetësi të dyfishtë janë në gjendje të ndryshojnë ekipin kombëtar për sa kohë që ata kanë luajtur jo më shumë se tri herë për një kombëtare përpara se të mbushin 21 vjeç, duke përfshirë ndeshjet kualifikuese, por jo ndeshjet e Kupës së Botës.

Brahim ka përfaqësuar Spanjën ndërkombëtarisht në të gjitha nivelet, duke përfshirë të gjitha ekipet e moshave, ndërsa debutimin me kombëtaren A e bëri kundër Lituanisë.

Gjasat janë që sulmuesi të zbresë në fushën e blertë me fanellën e Marokut në ndeshjet e Kupës së Kombeve të Afrikës, çka do të thotë se Real Madrid nuk do të jetë në gjendje të llogarisë shërbimet e tij gjatë muajit janar.

(Kosova Sot Online)