Kapiteni i Çekisë: Në Tiranë kemi ardhur për të fituar

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 17:53
Kapiteni i Çekisë: Në Tiranë kemi ardhur për të fituar

Tomas Soucek, kapiteni i Çekisë foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Shqipërisë, ndërsa theksoi se në Tiranë kanë ardhur për fitore.

Më tutje, mesfushori shtoi se i njohin cilësitë e Shqipërisë, ndaj janë të përgatitur.

“Sinqerisht e them, në Tiranë kemi ardhur për të fituar. Në Pragë ne luajtëm për tre pikët, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduam ne, me Shqipërinë që gjeti golin e barazimit. Shqipëria e tregoi kualitetin edhe në fushën tonë. Kanë një skuAdër shumë të mirë, kanë lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndëSIshme të Europës, por kjo na motivon më shumë. Sa u përket golave nga distanca, mendoj se nuk do të jetë problem sepse disponojmë një portier shumë të mirë”, u shpreh Soucek.

Shqipëri-Republikë Çeke, sfidë e vlefshme për kualifikUeset e EURO 2024 luhet këtë të enjte në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45.

(Kosova Sot Online)