Gliha thotë se do të jetë vështirë ndaj Andorrës

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 20:35
Gliha thotë se do të jetë vështirë ndaj Andorrës

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur sot konferencë për media, para ndeshjes ndaj Andorrës në udhëtim.

Në konferencë u paraqit selektori i Kosovës, Primoz Gliha dhe sulmuesi, Albion Rrahmani.

E veçantë e kësaj ishte se konferenca zgjati vetëm 2 minuta e 41 sekonda, përfshirë edhe përkthimin.

E në këtë konferencë jashtëzakonisht të shkurtër, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha tha se do të jetë shumë vështirë të fitojnë ndaj Andorrës, ndonëse niveli i dardanëve është shumë më i lartë.

(Kosova Sot Online)