Arrestohen katër persona para ndeshjes Shqipëri Çeku, po shisnin bileta kontrabandë me çmimin prej 400 euro

  • S.A /
  • 12 October 2023 - 11:26
Arrestohen katër persona para ndeshjes  Shqipëri Çeku, po shisnin bileta kontrabandë me çmimin prej 400 euro

Policia e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë për katër shtetas në kryeqytet, të cilët reklamonin në rrjetet sociale dhe shisnin online me anë të mashtrimit bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas marrjes së informacionit, Policia ka nisur hetimin dhe ka arritur të identifikojë katër persona të cilët shisnin biletat online me çmime që shkonin deri në 400 euro.

Policia referoi materialet në prokuriri dhe nisi procedimin në gjendje të lirë të shtetasve S.A. 35vjeç, R.H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

 Nga hetimi është vërejtur se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për të shitur bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e cila do të startojë në orën 20:45 në stadium “Air Albania”.

Vlen të theksohet se interesi i tifozerisë për të ndjekur nga shkallët e stadiumit këtë takim ishte mjaft i lartë dhe biletat u shitën të gjtha brenda pak orëve pasi dolën në treg në shtator.

Në “Air Albania” do të ketë 22 mijë tifozë kuqezi, që do të mbështesin djemtë e Sylvinhos në misionin e tyre drejt Europianit të Gjermanisë.

(Kosova Sot Online )