Tifozët rrethojnë për foto “Ballist” Morinën

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 20:19
Tifozët rrethojnë për foto “Ballist” Morinën

Disa vite më parë e përjashtuan nga stadiumet kur luante kombëtarja shqiptare e futbollit.

Por Ismail “Ballist” Morina është kthyer përsëri mes tifozëve që e kanë kthyer në një idhull të tyre për atë që bëri në natën e famshme të Beogradit në vitin 2014.

Tifozi më i famshëm i kombëtares shqiptare, i cili fluturoi dronin  me flamurin ”Autochthonous” në Beograd, është sot i pranishëm në tribunën e “Air Albania” ku menjëherë është rrethuar nga dhjetëra tifozë të cilët kërkoni të bënin foto me të.

(Kosova Sot Online)