Shqipëria – Çekia fillon ndeshja në 'Air Albania'

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 20:52
Shqipëria – Çekia fillon ndeshja në 'Air Albania'

1′ Kuchta del në një rast shënimi, por pret Berisha.

Fillon ndeshja në “Air Albania”.

Koha për intonimin e himneve.

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45

Shqipëria prin në Grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që renditet e dyta, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithsesi, një fitore e “Kuqezinjve” do t’i afronte ata edhe më shumë drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

(Kosova Sot Online)