As Kombëtarja kuqezi nuk i bashkon Edi Ramën dhe Albin Kurtin

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 22:52
As Kombëtarja kuqezi nuk i bashkon Edi Ramën dhe Albin Kurtin

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme shfaqet super në formë. Ndërsa ka nisur pjesa e dytë, Shqipëria është në avatazh 2-0 me Çekinë.

Ndeshja, përveç tifozëve që kanë mbushur stadiumin, po ndiqet dhe nga politikanët.

Në fotot më poshtë shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që po e ndjek me ministren e Energjisë, Belinda Balluku.

Image

Nga ana tjetër, Rama po e ndjek me bashkëshorten e tij dhe djalin, Lindën dhe Zahon. Ndërkohë në krah ka Armand Dukën, kurse mbrapa ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe gazetarin Alfed Peza.

Siç kuptohet, Ramën dhe Kurtin, as golat e kombëtares nuk i bënë dot bashkë. Marrëdhënia mes dy kryeministrave vazhdon të jetë disi e ftohtë, që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive.

Kujtojmë se sot Rama e përmendi Kurtin në Kuvend, duke e cilësuar vëlla, ndërsa nuk u kursye në kritika në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për situatën në veri të Kosovës.

(Kosova Sot Online)