UEFA pyet tifozët: A do të jetë goli i Asanit më i miri i xhiros?

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 09:36
UEFA pyet tifozët: A do të jetë goli i Asanit më i miri i xhiros?

Shqipëria shkëlqeu edhe njëherë tjetër në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë triumfuan 3:0 në shtëpi ndaj Republikës Çeke, duke e “blinduar” pozitën e parë në renditjen tabelare.

E goli i parë u shënua nga Jasir Asani dhe si çdoherë, ishte spektakolar.

Asani sërish realizoi nga distanca dhe do të jetë sërish pretendent për golin e xhiros.

Madje, vet faqja e Euro 2024 në Twitter pyeti tifozët se a do të jetë ky gol më i miri i xhiros.

(Kosova Sot Onlne)