Nedim Bajrami i dëmtuar doli nga fusha në ndeshjen ndaj Çekisë, ja si paraqitet gjendja e mesfushorit

  • S.A /
  • 13 October 2023 - 11:21
Nedim Bajrami  i dëmtuar doli nga  fusha në ndeshjen ndaj Çekisë, ja si paraqitet gjendja e mesfushorit

Futbollisti Nedim Bajrami doli nga fusha i dëmtuar dhe me ndihmën e mjekëve në minutën e 67-të të ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Fantazisti nga Tetova kapi keq kaviljen gjatë një aksioni dhe menjëherë u zëvendësua nga trajneri Silvinjo për të mos rrezikuar më shumë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, “Panorama Sport” mëson se nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Bajrami është kontrolluar nga stafi mjekësor i Kombëtares edhe pas ndeshjes dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

(Kosova Sot Online )