Federata shqiptare e "mbulon" me miliona euro Kombëtaren pas fitores me Çekin

  • S.A /
  • 14 October 2023 - 16:48
Federata shqiptare e

Fitorja kundër Republikës Çeke e ka bërë thuajse të sigurt kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Përpos kënaqësisë së pamasë për një sukses që tifozët dhe lojtarët ndoshta as nuk e kishin ëndërruar, kuqezinjtë do të përfitojnë edhe nga ana financiare, transmeton "Kosova Sot Online".

FSHF-ja ka vendosur të shkundë “xhepat” pas këtij trepikëshi që i dërgon me 99% në Europianin e dytë në historinë e ekipit tonë kombëtar.

Federata Shqiptare e futbollit do të shpërndajë plot 4.5 milionë euro shpërblim për Kombëtaren. 1 milionë prej tyre do të shkojnë në llogarinë bankare të Silvinjos, ndërsa pjesa e mbetur prej 3.5 milionë eurosh do të shpërndahet për lojtarët.

(Kosova Sot Online )