Festimi dhe vallëzimi i turqve për kualifikimin në Evropian mbrëmë ishte vërtetë special

  • S.A /
  • 16 October 2023 - 10:15
Festimi dhe vallëzimi i turqve për kualifikimin në Evropian mbrëmë ishte vërtetë special

Kombëtarja turke iu bashkua Gjermanisë, Francës, Skocisë, Spanjës, Belgjikës dhe Portugalisë, duke e siguruar një vend në Kampionatin Evropian të futbollit, i cili do të mbahet vitin tjetër, transmeton "Kosova Sot Online".

Dhe, turqit e shijuan mjaft shumë kualifikimin në Euro 2024.

Në internet po qarkullon një video nga dhoma e zhveshjes së Hakan Calhanoglut me shokë, të cilët e bënë një festim dhe një vallëzim special.

Fitorja e thellë, 4:0 ndaj Letonisë ua mjaftoi turqve kualifikimin përmes Grupit D, ku janë liderë me 16 pikë, me 5 fitore, 1 barazim e 1 humbje.

Më poshtë mund ta shihni festën e turqve dhe vallëzimin e tyre tradicional.

(Kosova Sot Online )