Zbulohet numri i biletave të shitura për miqësoren Shqipëri – Bullgari

  • S.A /
  • 16 October 2023 - 12:37
Zbulohet numri i biletave të shitura për miqësoren Shqipëri – Bullgari

Interes i ulët për Kombëtaren në miqësore, ja sa bileta janë shitur deri tani për duelin me Bullgarinë. Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren ndaj Bullgarisë, me sfidën që do të nisë në orën 18:00, shkruan Panorama Sport, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndryshe nga Republika Çeke, ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm dhe për tri orë u mbaruan të gjitha, për duelin ndaj ballkanasve ka interes të ulët.

Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, ndërkohë që deri orën e ndeshjes pritet që numri të shkojë deri në 10 mijë.

(Kosova Sot Online )