Shqipëria mund të shkojë në Evropian edhe me dy humbje!

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 14:30
Shqipëria mund të shkojë në Evropian edhe me dy humbje!

Tani mund të themi se jemi me 99% të kualifikuar.

Në garën katërshe për dy vende në Europian, Shqipëria “fshiu” Çekinë në një ndeshje të madhe.

Në Grupin E, tani llogaritë janë më të thjeshta dhe Shqipëria matematikisht mund të shkojë në Europian me disa mënyra. 

Mënyra më e thjeshtë e kualifikimit për Shqipërinë kalon nga Moldavia.

Nëse Shqipëria fiton ose barazon me Moldavinë në ndeshjen e shtatë kualifikuese është e kualifikuar zyrtarisht.

Shqipëria është matematikisht e para e grupit nëse fiton dy sfidat e mbetura të saj, shkruan Panorama.

Me dy fitoret do të shkonte në 19 pikë. Asnjë skuadër nuk mund të grumbullojë kaq shumë pikë sa kuqezinjtë.

Shqipëria kualifikohet edhe nëse humbet sfidën me Moldavinë dhe fiton sfidën e fundit me Ishujt Faroe, pasi llogaritja kërkon që ekipi të marrë vetëm dy pikë në dy takime.

Shqipëria mund të kualifikohet edhe duke marrë zero pikë në dy duelet e mbetura.

Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Çeki-Moldavi, Poloni-Çeki të dalin barazim.

Në ndeshjet direkte, Shqipëria do të dilte fituese.

Ndeshjet e mbetura në Grupin E:

Moldavi – Shqipëri

Poloni – Çeki

Çeki – Moldavi

Shqipëri – Ishujt Faroe.

(Kosova Sot Online)