Slloveni U21 – Austri U21 gjykohet nga gjyqtarët kosovarë

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 17:18
Slloveni U21 – Austri U21 gjykohet nga gjyqtarët kosovarë

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare.

Përveç treshes së gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri-Bullgari, UEFA për këtë javë ka deleguar edhe një katërshe të gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Slloveni – Austri, të grupmoshës deri 21-vjeç për Grupin G në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër, në Murska Sobota.

Do të jetë Visar Kastrati gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci.

Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala. 

(Kosova Sot Online)