Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Astana

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 20:10
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Astana

FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës.

Më 26 tetor, kampionët e Kosovës do të presin Astanan, në stadiumin “Fadil Vokrri".

Çmimet e biletave do të jenë të njëjta si herën e kaluar, nga 3 deri në 50 euro.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin C.

(Kosova Sot Online)