Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Policia belge qëllon në një burrë, nuk dihet nëse është sulmuesi që vrau mbrëmë dy persona. Policia në Bruksel ka qëlluar një burrë mes një përndjekje masive për personin e armatosur që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje, transmeton "Kosova Sot Online ".
Siç raporton BBC, burri u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek. Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas sulmit që ndodhi të hënën mbrëma në qendër të Brukselit, ku mbetën të vrarë dy të rinj. Stoltenberg përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se i dënon sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm. “Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg. Është raportuar se dy viktimat kishin të veshura ndërresa të kombëtares së Suedisë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja për kualifikim në Evropian, mes Belgjikës dhe Suedisë. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se dy persona ishin vrarë nga të shtënat, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.
(Kosova Sot Online )
Kryeministri belg, Alexander De Croo, e lidhi incidentin me terrorizmin
Në një postim në “X”, ai shkroi: “Sapo i kam ofruar ngushëllimet e mia të sinqerta kryeministrit suedez pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme ndaj qytetarëve suedezë në Bruksel. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre. Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është një luftë e përbashkët”, shkroi ai.
(Kosova Sot Online )