Ish e dashura e dy yjeve të futbollit ndërron jetë në moshën 38 vjeçare

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 15:49
Ish e dashura e dy yjeve të futbollit ndërron jetë në moshën 38 vjeçare

Modelja dhe ylli i televizionit, Tabby Brown, e cila në të kaluarën ishte në lidhje me futbollistët Raheem Sterling dhe Mario Balotelli, ka vdekur në mënyrë tragjike në moshën 38 vjeçare.

Ish-menaxheri i Tabbyt e ka konfirmuar vdekjen e saj, ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e vdekjes, njofton mediumi britanik “Daily Mail”.

Tabby, e cila është rritur në jug të Londrës nē Angli, punonte si modele për Playboy, ndërsa ishte bërë e njohur për audiencën angleze pasi kishte marrë pjesë në sspektaklin televiziv në Channel 5 “The Bachelor”.

Ajo ishte valltare edhe në spotet e këngëve të Snoop Dogg, Dizzie Rascal e B.O.B. 

(Kosova Sot Online)