Ja pse trajneri serb i Bullgarisë refuzon ofertën e Silvinjos dhe Shqipërisë

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 16:06
Ja pse trajneri serb i Bullgarisë refuzon ofertën e Silvinjos dhe Shqipërisë

Trajneri serb i Bullgarisë, Mladen Krstaic, ka refuzuar një ofertë të bërë nga Silvinjo.

Trajneri i Shqipërisë kërkon që të provojë sa më shumë lojtarë në këtë miqësore.

Për këtë arsye ai ka kërkuar nga kolegu i tij që të bien në konsensus për të bërë 9 zëvendësime.Por përgjigja e ardhur ishte negative nga ana e Krstaic.

“Trajneri i Shqipërisë më pyeti nëse mund të bënim nëntë zëvendësime në lojë. Kjo është një ndeshje e nivelit të kombëtareve, jo një miqësore mes ekipeve të klubeve”, shpjegoi Krstaic për refuzimin e tij.

(Kosova Sot Online)