Shqipëri - Bullgari, ndeshja nis me një minutë heshtje

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 18:05
Shqipëri - Bullgari, ndeshja nis me një minutë heshtje

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë ka nisur me një minutë heshtje.

Për një minutë heshtje është vendosur në nderim të dy viktimave të sulmit të mbrëmshëm në Bruksel, para ndeshjes mes Belgjikës dhe Suedisë.

UEFA ka bërë të ditur se edhe ndeshjet e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024” do të nisin me një minutë heshtje gjithashtu.

Ndryshe, ndeshja mes Shqipërisë dhe Bullgarisë është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. 

(Kosova Sot Online)